Tuesday, June 7, 2011

MTV Movie Awards, triumfon “Twilight-Eclipse”



MTV Movie Awards ka dhënë çmimet për filmat më të mirë të vitit të kaluar në një ceremoni në Los Angeles duke u bazuar në votat e përdoruesve të internetit.
Nuk kanë qenë filma si Black Swan apo The Social Network më të pëlqyerit. Ajo që kanë pëlqyer spektatorët ka qenë pjesa e tretë e filmit Twilight, romanca e vështirë mes një vajze normale dhe një vampiri.

Aktori më i mirë dhe aktorja më e mirë janë shpallur protagonistët e këtij filmi, Robert Pattinson dhe Kristen Stewart.

Po ashtu filmi “Twilight-Eclipse” mori çmimin e puthjes më të mirë dhe të skenës me përleshje më të mirë, dy çmime që kanë bërë shumë të famshëm ceremoninë e MTV Movie Awards.

Vetëm një çmim për Harry Potter, të cilin e ka marrë Tom Felton si “personazhi i keq” më i mirë.

Elvana Gjata triumfon në “Top Fest 8”



Elvana Gjata ka triumfuar në “Top Fest 8”. Me votat e publikut, por edhe gjykimit të jurisë profesioniste të përbërë nga Genti Rushi, Juliana Pasha, Ezdalin Gorani, Arbana Osmani dhe Elton Deda.
Përveç Çmimit të Madh të “Top Fest 8”, ka rrëmbyer edhe trofeun e artistes më të mirë me këngën “Me ty”.

“Këto çmime do të thonë shumë për mua, sepse është hera e parë që marr pjesë në ‘Top Fest’. Falënderoj ‘Top Channel’ për këtë spektakël madhështor”, u shpreh Elvana gjatë ceremonisë së çmimeve.

Ritëm, muzikë, duartrokitje dhe emocione të pafundme. “Top Fest 8” ka triumfuar. E gjitha një natë për t’u shijuar. Skena e Pallatit të Kongreseve ka ushtuar nga muzika, në një interpretim i gjithi live.

Emocione në skenë dhe në sallë në çdo prezantim kënge. Pas një rrugëtimi të gjatë, edicioni i tetë i festivalit të muzikës moderne është mbyllur mbrëmë në një natë të gjatë, prezantuar nga Ledion Liço dhe motrat Marina e Luana.

Shoqëruar live nga orkestra e “Top Channel” drejtuar nga Dorian Gjoni, këngëtarët janë ngjitur në sfidën e fundit në skenë, ku çdo interpretim ishte i menduar si një numër i veçantë artistik.

Nëntë fitues janë ngjitur në skenë njëri pas tjetrit, për të marrë trofetë, dorëzuar nga personazhe të njohura të artit, spektaklit dhe sportit. “Top Fest 8” ka kurorëzuar që në minutat e para Artistin e Ri më të Mirë.

Këtë çmim që i ka shkuar këngëtares kosovare, Anxhelina Hadërgjonaj, vajza e këngëtares Albërie Hadërgjonaj, e ka dorëzuar Lori Hoxha në emër të Fondacionit Mediatik “Dritan Hoxha”.

Të gjitha këngët e këtij edicioni, ashtu siç është traditë, janë transmetuar gjatë në “Top Albania Radio”.

Kanë qenë dëgjuesit e saj që kanë zgjedhur edhe fituesin e këtij çmimi. Dj Aldo është ngjitur në skenë për t’ia dorëzuar trofeun grupit të njohur kosovar “NRG Band”, me këngën që tashmë është bërë hit, “Rina, Rina”.

Një tjetër këngë që këndohet kudo është “Tallava” e Flori Mumajesit që këtë edicion të tetë ka merituar Çmimin e Internetit.

“Ka shumë për të bërë. Kemi përpara vitin 2012, 2013”, ka thënë Flori gjatë marrjes së çmimit. Në hapësirën që ndante çmimet nga njëri-tjetri, publiku është argëtuar e madje ka kërcyer në sallë, nën ritmet e këngëve që arritën të shkojnë në natën finale të ‘Top Fest”.

Flaka Krelani, e njohur tashmë për zërin e saj të veçantë, ka qenë një nga finalistet që arriti të dalë edhe me çmim nga ky festival. Asaj i ka shkuar Çmimi për Këngën më të mirë Rrok dhe Alternativ.

Ndërsa Artisti më i Mirë Mashkull i këtij festivali është kurorëzuar Gent Bushpepaj.

Konkurrimi ka qenë i fortë për Çmimin Kënga më e mirë Pop dhe Rnb. Fituese ka dalë Xhensila Myrtezaj me këngën “Engjëlli im”.

Por “Top Fest 8” ka qenë edhe edicioni i surprizave. Ndryshe nga vitet e shkuara në konkurrim nuk ka pasur grupe, e për këtë qëllim organizatorët kanë vendosur të ndanin Çmimin për Baladën më të Mirë.

Këngëtari që e ka fituar është shumë i njohur për serenatat korçare, por Endri Prifti ka mundur të marrë trofeun për baladën më të mirë me këngën “Do vazhdoj të flas”, një çmim i mundësuar nga “Eagle Mobile”.

“Falënderoj ‘Top Channel’ për këtë spektakël gjigant që ka mundur të realizojë të gjithin live”, ka thënë Prifti, duke përshëndetur edhe familjen e tij.

Dy çmimet e fundit, Artistja më e mirë ka shkuar për Elvana Gjatën dhe Interpretuesi më i mirë për dy këngëtarët Anjeza Shahini dhe Dren Abazi.

Ajo që u pa mbrëmë në ekranin e ”Top Channel”, është transmetuar në teknologjinë e fundit HD dhe Full HD në “HD3”, ishte një spektakël madhështor në të gjithë komponentët e tij dhe një triumf i vlerave të vërteta artistike, të prezantuara gjatë gjithë kohës live.

Rrugëtimi i “Top Fest 8” ka qenë i gjatë. Bashkë me të edhe konkurrimi i këngëtarëve. I pari prezantim i tyre nisi në muajin shkurt, kur stafi i festivalit përzgjodhi 128 këngëtarë, emra të njohur e të rinj, për të qenë pjesë e edicionit të tetë.

Viti i dytë i interpretimit “live” bëri që festivalit të muzikës moderne t’i afroheshin edhe emra tashmë të afirmuar si Fisnikët”, Eliza Hoxha, Kujtim Prodani, Flaka Krelani, Anjeza Shahini, Teuta Kurti, Elvana Gjata, Flori Mumajesi etj.

Natës finale i ka paraprirë një fazë e gjatë e prezantimit të këngëve konkurruese përmes dy emisioneve të dedikuara, i pari i drejtuar nga motrat Marina dhe Luana Vjollca, ndërsa “Reëind” i drejtuar nga Ledion Liço.

Formula ishte ndryshe nga vitet e shkuara. Një natë çerekfinale, pastaj tri gjysmëfinale, për të arritur në natën e mbrëmshme ku u kurorëzua fituesi i Çmimit të Madh dhe nëntë fitues të tjerë.

“Top Fest 8” konfirmoi edhe njëherë suksesin e këtij formati dhe promovimin e artistëve nga të gjitha hapësirat shqiptare.

Friday, June 3, 2011

Noizy ft. DurimKid - Swag on point (lyrics) HD

Kombëtarja, bie optimizmi

Kombëtarja, bie optimizmi
Futbollistët më me përvojë në kombëtaren shqiptare kanë tentuar të ulin dozat e optimizmit për ndeshjen me Bosnjen, rëndësia e së cilës është rritur pas fitores me Bjellorusinë.

“Bosnja luan në fushën e saj dhe nuk duhet ngarkuar ekipi ynë me presionin e fitores”, theksoi portieri Arjan Beqaj.

“Do ta quaja si ndeshje të radhës dhe jo të mendojmë se është ndeshje përcaktuese. Duhet ta përgatisim me qetësinë e duhur këtë ndeshje”, u shpreh mesfushori Klodjan Duro.

Sipas Duros dhe Beqajt, rëndësi do të ketë dhe rezultati i ndeshjes së 3 qershorit që Bosnja do të luajë me Rumaninë.

Aktualisht Bosnja ndodhet në vendin e 4 në grupin D me 7 pikë, 1 më pak se Shqiperia e vendit të 3-të dhe 2 më shumë se Rumania e vendit të 5.

Neuer: Doja të qëndroja në Bundesligë

Neuer: Doja të qëndroja në Bundesligë
Manuel Neuer, portieri i ri i Bayern Munchen, theksoi sot se dëshira e tij ishte të vazhdonte të luante në Bundesligë dhe se ekipi bavarez është më i miri i kampionatit gjerman.

“Nuk doja të largohesha nga Gjermania. Bundesliga është një kampionat i fortë, ekipi më i mirë gjerman është Bayern Munchen dhe unë doja të luaja për më të mirët”, u shpreh Neuer para mediave, një ditë para ndeshjes që Gjermania do të zhvillojë ndaj Austrisë.

Nga ana e tij, trajneri i përfaqësueses gjermane, Joachim Low, theksoi se transferimi i Neuer tek Bayern Munchen është “logjik”.

“Bayern është ekip që çdo sezon luan për të fituar trofe dhe të luash me ta do të thotë të rritesh akoma më shumë si futbollist. Më pëlqen fakti që Bayern blen lojtarë të përfaqësuese gjermane”, tha Loë.

Drogba e Adebayor në shenjestrën e Milanit

Didier Drogba dhe Emmanuel Adebayor janë në shenjestrën e Milanit, bën të ditur tabloidi britanik “Mirror”.

Chelsea është i gatshëm t’i ofrojë 33 vjeçarit Drogba një rinovim dy vjeçar, por Milan ka vënë në tavolinë për klubin e Stamford Bridge një ofertë prej 10 milionë stërlinash për sulmuesin.

Gjithashtu, klubi kuqezi synon edhe Adebayor, aktualisht futbollist i Manchester City.

Basketboll, tërhiqet O’Neal

Legjenda e basketbollit amerikan, 39 vjecari Shaquille O’Neal njoftoi tërheqjen nga ky sport pas 19 vitesh mbushur me suksese.

Lajmi u njoftua nga vetë Shaquille O’Neal për fansat e tij nëpërmjet një video në rrjetin social Twitter.

“Ja dolëm mbanë, plot 19 vjet dhe dua t’u falenderoj, ndaj po ju njoftoj juve të parët: do të tërhiqem”, thotë O’Neal në videon e shpërndarë në faqen e tij të Twitter.

Ndërkohë, një zëdhënës i Boston Celtics, skuadra ku luan aktualisht O’Neal, tha për mediat se basketbollisti nuk kishte njoftuar skuadrën për planet e tij.

Për 19 vite ma radhë O’Neal ka luajtur në gjashtë skuadra në NBA, Orlando Magic, Los Angeles Lakers, Miami Heat, Phoenix Suns, Cleveland Cavaliers dhe Boston Celtics.

Gjatë karrierës së tij ai ka arritur të fitojë katër tituj kampionë të NBA-së dhe u zgjodh “lojtar më i cmuar” i ligës amerikane të basketbollit në vitin 2000.