Monday, May 30, 2011

Bradley Cooper jeton me mamanë

Aktorit Bradley Cooper i pëlqen shumë të jetojë me mamanë e tij.

36-vjeçari e ka zbuluar këtë gjë për revistën ‘Esquire’ duke treguar se tashmë jeton me nënën në vilën luksoze të tij në Los Angeles.

Pas ndarjes nga aktorja Renee Zellweger, Copper është beqar dhe gjithashtu në janar babai i tij ndërroi jetë. Që nga ajo kohë, protagonisti i “The Hangover” jeton me nënën.

“Më pëlqen shumë të jetoj me mamanë time”, ka thënë amerikani.

Shet motorrin bashkë me… gruan

Një burrë në Francë ka bërë një ofertë shumë të çuditshme: ka nxjerrë në shitje motorrin duke përfshirë në çmim edhe gruan e tij.

Në njoftim lexohen të dhënat e motorrit: çmimi, kilometrazhi, gjendja etj. Në çmim përfshihet edhe gruaja së bashku me aftësitë e saj si amvisë.

“Shitësi” francez ka arritur të ketë shumë klikues në njoftimin e tij dhe lajmi për këtë ofertë ka bërë xhiron e botës.

Interi fiton Kupën e Italisë

Interi është fituesi i Kupës së Italisë, pasi ka mundur në finalen e Olimpikos së Romës, Palermon me rezultatin 3-1.

Edhe pse duket e thjeshtë kjo fitore nga rezultati nuk kanë shkuar aq lehtë gjërat për zikaltërit në këtë finale të kampionatit italian që mbyllet pikërisht me këtë trofe. Në minutën e 26-të të takimit një kombinim perfekt i Shnajder me Eton sjell golin e parë për zikaltërit që e mbyllin në avantazh pjesën e parë edhe pse ky ishte ndër të paktat dalje të tyre në zonën kundërshtare.

Në pjesën e dytë është sërish Eto që dyfishon rezultatin në minutën e 76-të në të njëjtën skemë, asist i Shanjder e kamerunasi sërish nuk gabon përpara portierit të Palermos. Përpiqet shumë skuadra e Delio Rosit e cila shpërdoron raste por në disa momente gjen të përgatitur portierin Hulio Sezar.

Nga një goditje këndi e paqenë ka ardhur goli i nderit për Palermon me Munoz, i cili pak minuta më pas del me kartonin e kuq.

Ndërkohë për të vulosur fitoren mendon Milito i futur në pjesën e dytë, pas asistit të Pandev. Në këtë mënyrë Interi çon në shtatë numrin e Kupave të Italisë, trofeu që nuk i nxjerr duar bosh zikaltërit nga ky sezon edhe pse më parë kishin fituar Kupën e Botës për klube, Superkupën e Italisë dhe tashmë me këtë kupë bëjnë një tripletë sezonale.

Jozef Blater drejt rizgjedhjes si president i FIFA-s

Presidentit aktual të FIFA-s, Jozef Blater, i është hapur rruga për t’u rizgjedhur si presidenti i organit më të lartë të futbollit botëror.

Pas seancës dëgjimore të tij për akuzat e korrupsionit që u zhvillua ditën e dielë, FIFA vendosi që të pezullojë përkohësisht Bin Hamam, për periudhën e shqyrtimit të çështjes së tij për korrupsion gjithashtu të pezullojë edhe çështjen e presidentit në fuqi.

Por Hamam mëngjesin e së dielës kishte deklaruar publikisht tërheqjen nga kandidimi për presidentin e Konfederatës së Futbollit Botëror.

“Tërhiqem nga kandidimi pasi kauza që unë besoj e ka një kosto të tillë dhe nuk dua që të dëmtojë reputacionin e FIFA-s, shkruan Hamam.

Duke parë këtë situatë, Blater mbetet kandidati i vetëm për postin e presidentit të FIFA-s dhe me shumë gjasa do të vazhdojë të jetë sërish ai presidenti, por gjithçka do të zyrtarizohet më 1 qershor, ditën e mërkurë kur është parashikuar të zhvillohen këto zgjedhje.

Maradona: Messi dha leksione futbolli

Diego Armando Maradona theksoi se Messi dha një tjetër leksion futbolli në finalen e Ligës së Kampioneve të shtunën e kaluar.

“Barcelona u tregua shumë superiore ndaj Manchester. Katalanasit kanë një futbollist si Leo Messi, i cili sa herë që zbret në fushë jep leksione futbolli. E njëjta gjë vlen edhe për Xavi”, shkruante Maradona në një artikull për gazetën ‘Clarin’.

“Messi është fantastik dhe jam i lumtur për të. Gjithashtu është një djalë i mirë dhe që shokët e duan. Më vjen mirë që karriera e tij po shkon shkëlqyeshëm”, shtoi Pibe de Oro.

F1, Vettel sërish i pari

Sebastian Vettel dhe Red Bulli i tij nuk ndalen. Piloti gjerman arrin i pari finishin në garën për Çmimin e Madh të Monakos duke siguruar fitoren pestë në gjashtë gara të mbajtura në këtë botëror.

Ashtu sic edhe pritej në këtë garë nuk munguan incidentet e shumta. Një i tillë, gjashtë xhiro nga fundi, ndërpreu për disa minuta garën. Shkak u bë një incident ku u përfshinë disa pilotë ku më i dëmtuari mbeti ai rus, Petrov që u shoqërua me ambulancë për në spital, pa dëmtime serioze.

Megjithatë në përfundim të garës, Vettel la pas tij, Alonson me Ferrari, që megjithëse zhvilloi një garë të shkëlqyer nuk shkoi dot më shumë se vendi i dytë, për të ardhur tek vendi tretë që u zu nga Jenson Button. Në të katërtin u rëndit Mark Ëeber.

Formula 1 rikthehet me garën për Çmimin e Madh të Kanadasë më 12 qershor.

Sunday, May 29, 2011

Barcelona kampione e Europës

Barcelona është rikthyer vetëm pas 1 viti në majën më të lartë të futbollit europian.

Në finalen e Uemblit, skuadra e drejtuar nga Pep Guardiola ka mundur 3-1 Mancester Junajtid, duke fituar dhe trofeun e katërt të Ligës së Kampioneve në hitorinë e saj, i dyti ky në 3 vitet e fundit.

Katalanasit kanë konfirmuar edhe në këtë finale të madhe se janë skuadra më e mirë. As Mancester Junajtid që ka si drejtues një emër të madh si Sër Ferguson nuk ka mundur të ndalë Mesin dhe shokët e tij.

Përveç minutave të para, katalanasit kanë dominuar të gjithë pjesën tjetër të lojës. Pjesa e parë përfundoi në barazim 1-1 me golat e Pedros për Barçën dhe Runit për anglezët, gol ky në dyshim për pozicion jashtë loje të Rajan Gigs.

9 minuta nga fillimi i të dytës, Pleshti siç njihet ndryshe Lionel Messi prishi ekuilibrat duke shënuar një supergol. Ndeshja përfundoi për Barçën në momentin kur Vija vulosi fitoren e katalanasve, skuadër e cila po shkruan historinë e futbollit.

Një fitore e veçantë ishte edhe për Erik Abidal, mbrojtësi francez i Barçës i cili 2 muaj më parë fitoi luftën me sëmundjen e kancerit dhe luajti në këtë finale që nga minuta e parë.

“Barcelonë ëndrrash”

Menjëherë pas fitores, mediat spanjolle kanë ngritur në qiell skuadrën e Barcelonës dhe trajnerin e saj Pep Guardiola.

“Një Barcelonë ëndrrash” është titulli kryesor i gazetës spanjolle Marca. Në shkrimin e saj cilësohet se ekipi i Guardiolës ka fituar edhe një tjetër Champions me të njëjtin superioritet ndaj anglezëve të Ferguson. Tashmë trofeu i katërt nuk është më një ëndërr por një realitet dhe kjo falë kësaj super Barcelone, përfundoi shkrimi i kësaj gazete.

“Barcelona kampione” është titulli i gazetës tjetër sportive spanjolle AS. Në komentin e saj për finalen e Uemblit, AS i ka mëshuar faktit se për momentin Barcelona e Pep Guardiolës nuk ka rivalë.

Të gjitha gazetat spanjolle nuk kanë lënë pa komentuar golin e vetëm të Djajve të Kuq të shënuar nga Uejn Runi. Sipas tyre skocezi Rajan Gigs ishte në pozicion jashtë loje në momentin e marrjes së topit nga Runi.

Ferguson: Barcelona na hipnotizoi


“Barcelona na hipnotizoi me lojën e saj me pasime dhe asnjëherë nuk e kontrolluam dot Mesin.”

Kështu është shprehur trajneri i Manchester United, Sir Alex Ferguson, në përfundim të finales së mbrëmshme të Ligës së Kampioneve ku katalanasit mundën anglezët e Manchester United me rezultatin 3-1.

“Barcelona është ekipi më i mirë ndaj të cilit kemi luajtur. Askush më parë nuk na ka mundur kështu. Tashmë nuk na mbetet gjë tjetër veçse të përmirësohemi në kuadër të sezonit të ardhshëm”, shtoi Ferguson në sallën e konferencave për shtyp të Wembley.

“Nuk është turp të mundesh nga Barcelona. Kemi treguar se jemi një ekip shumë i mirë në Europë, por mund të shfaqet një tjetër skuadër më e mirë dhe pikërisht kjo gjë ndodhi sot”, përfundoi skocezi.

Saturday, May 28, 2011

Guardiola: Duhet të fitojmë


Pep Guardiola, trajneri i Barcelonës, është shprehur se fitorja e finales së Ligës së Kampioneve ndaj Manchester United do të ndihmonte të ardhmen e ekipit katalanas.

“Kur stërvit një ekip si Barcelona shpenzon energji pavarësisht nëse fiton apo jo. Fitorja të lejon të vazhdosh i qetë punën sepse kultura latine nuk pranon humbjen. Për këtë arsye ne duhet të fitojmë finalen, përndryshe e ardhmja do të jetë e vështirë”, deklaroi Guardiola në konferencën për shtyp në prag të finales së Wembley.

“Formacionin që do të hedh në fushë e kam vendosur. Do të mundohemi të luajmë si gjithmonë dhe shpresojmë të na ecë mbarë”, shtoi tekniku katalanas pa zbuluar emrat e lojtarëve.

“Është një nder i madh fakti që jemi këtu për të luajtur finalen e dytë të Ligës së Kampioneve në tre vjet dhe mbi të gjitha ndaj një klubi si Manchester United”, përfundoi Guardiola.

F1, Vettel në pole position


Sebastian Vettel regjistroi pole positionin-in e 5 në 6 gara, por festimet u prishën nga aksidenti i frikshëm i meksikanit Sergio Perez.

Në garën për xhiro të shpejtë në pistën e Monakos, piloti i Sauber humbi kontrollin duke u përplasur në murin mbrojtës në të dalë të tunelit.

Frika ka mbizotëruar në Monako, pasi për shumë minuta 21 vjeçari nuk jepte shenja jete.

Meksikani u dërgua menjëherë në spital për të bërë kontrollet dhe vetëm pas 45 minutash mjekët raportuan se pilotit të Sauber i është rikthyer koshienca dhe i është përgjigjur pyetjeve të mjekëve.

Pas këtij aksidenti të rëndë, klasifikimi nuk ndryshoi më. Vettel do ta nisë nga vendi i parë garën për Çmimin e Madh të Monakos, i ndjekur nga Jenson Button dhe Mark Weber në vendin e tretë.

Dy makinat Ferrari me Alonson dhe Felipe Masën u renditën në vendin e 4 dhe të 6, ndërkohë që mes tyre është Michael Schumacher.

Mark Zuckerberg bëhet kasap


Marrëzia e fundit vjetore e Mark Zuckerberg, krijuesi i rrjetit social Fb, është më makabre se kurrë.

Sipas revistës “Fortune”, misioni që miliarderi 27-vjecar i ka vënë vetes për vitin 2011 është të hajë vetëm mishin e kafshëve të vrara me duart e tij.

Sipas “Fortune”, praktika në fjalë i është prezantuar 27-vjecarit nga kuzhinierja Jesse Cool, që e ka marrë në fermën e saj në Palo Alto, duke i dhënë mundësinë të vrasë dhi, derra dhe pula.

Vendimi në fjalë ka shkaktuar polemika në rrjetin e krijuar nga vetë Zuckerberg dhe është shumë ndryshe nga ai i vitit 2009, kur ai vendosi të mbante kravatë cdo ditë dhe të mësonte gjuhën kineze.

Ferguson: Manchester United është gati


Sir Alex Ferguson, trajneri i Manchester United, është paraqitur para mediave në konferencën për shtyp në prag të finales së nesërme të Ligës së Kampioneve, ku ekipi i tij do të përballet me Barcelonën në Wembley.

“Manchester vjen në këtë finale me më shumë besim dhe maturi se në vitin 2009 ku humbëm ndaj spanjollëve. Jemi të përgatitur dhe të bashkuar për këtë ndeshje. Lojtarët janë të gjithë në një formë të shkëlqyer”, u shpreh trajneri skocez.

Për Fergusonin, ndeshja e nesërme mund të quhet edhe si finalja e dekadës: “Duke parë rezultatet e 10 viteve të fundit të të dyja skuadrave mund të quhet si finalja e dekadës. Do të jetë një ndeshje me gola, lojë të bukur dhe shumë emocion.”

Puyol: Shpresojmë që të jetë dita e Messit


Carles Puyol, kapiteni i Barcelonës, mendon se të luash finalen e Wembley ndaj Manchester United “është diçka fantastike”.

“Barcelona dhe Manchester United janë dy ekipet më të mira të Europës. Ne jemi në formë dhe shpresojmë që Messi të ketë ditën e tij më të mirë”, u shpreh Puyol.

Përsa i përket gjendjes së tij fizike, mbrojtësi qendror komentoi: “Jam stërvitur shumë mirë dhe jam përgatitur në mënyrë perfekte. Jam gati edhe pse këto muajt e fundit kam luajtur pak.”

Në fund, Puyol vlerësoi sulmuesin Rooney si më të rrezikshmin në radhët e kundërshtarëve: “Wayne Rooney është një sulmues i madh.”

Manchester United, zbulohet formacioni


Sir Alex Ferguson, trajneri i Manchester United, do të hedhë në fushë të shtunën në Wembley formacionin që mundi me rezultatin 2-0 gjermanët e Schalke 04 në gjysmëfinalen e parë të Ligës së Kampioneve, ndeshje që u zhvillua në Gjermani.

Kjo do të thotë golashënuesi më i mirë i Djajve të Kuq, Dimitar Berbatov, dhe Nani, i cili është votuar nga lojtarët e kampionatit anglez si Lojtari i Vitit, do të jenë në stol në finalen e Champions ndaj Barcelonës.

Sipas The Sun, formacioni titullar i ekipit anglez do të jetë ky: Van der Sar; Fabio, Vidic, Ferdinand, Evra; Valencia, Carrick, Giggs, Ji-Sung Park; Rooney, Hernandez.

Noizy ft. Eni Koci - So Hot (Lyrics) HD

Finalja e çmuar e Wembley!


Finalja e madhe e Wembley, është vlerësuar nga specialistët si finalja më me vlerë në të gjithë historinë e finaleve të Ligës së Kampioneve.

Sipas një studimi të financuar nga Master Card, një nga sponsorat kryesorë të këtij aktiviteti, vlera e finales mes dy klubeve më me emër në Europë është rreth 369 mln euro.

Skuadra fituese, përvec kupës do të përfitojë dhe një shpërblim prej 126 mln eurosh, 6 mln më shumë se fituesi i vitit të kaluar, ndërsa humbësi do të ngushëllohet me 73 milion euro.

I vetmi që del fitues pas kësaj supersfide është qyteti i Londrës. Sipas studimit kryeqyteti anglez do të përfitojë mbi 50 milion euro nga 110 mijë tifozët që pritet të vijnë të bëhen pjesë e atmoferës së finales së Wembley.

Finalja që do të vendosë dhe skuadrën më të mirë të Europës, pritet të sjellë Europës një qarkullim parash prej rreth 100 mln eurosh, dhe per qytetin e skuadrës fituese një shumë prej 18 mln eurosh.

Sipas studimit, shkak i kësaj rritje ekonomike rekord është përplasja në finale e dy markave europiane në futboll, Manchester United dhe Barcelona.







Kronika